Industria fotovoltaike në Kinë shënon rritje të fortë në korrik-gusht
2023-10-16 14:55:13

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sektori fotovoltaik (PV) në Kinë shënoi rritje të fuqishme nga korriku në gusht, me rritje të shpejtë në shkallën industriale dhe prodhimin e produkteve kryesore të zinxhirit industrial, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit njoftoi se gjatë kësaj periudhe në vend u prodhuan rreth 233.500 tonë polisilikon, me një rritje prej 93.8 për qind nga një vit më parë.

Sipas ministrisë, gjatë periudhës dymujore, prodhimi i qelizave të silikonit kristalor u rrit me 77.9 për qind në 84.7 gigavat, ndërsa ai i moduleve u rrit me 77.8 për qind në 76.7 gigavat.

Ministria bëri të ditur se gjatë periudhës janar-gusht, eksportet e produkteve fotovoltaike u rritën 1.1 për qind në bazë vjetore në 36.17 miliardë dollarë amerikanë.

Në synimet për zhvillimin e gjelbër, Kina ka qenë vendi me rritjen më të shpejtë për sa i përket kapacitetit të sapoinstaluar të energjisë elektrike fotovoltaike në vitet e fundit. (Fatosi)