Lëkundja e tretë brenda një jave, Afganistani goditet nga tërmeti 6.3 ballë
2023-10-16 14:31:28
Foto nga CFP
Një tërmet i ri ka goditur Afganistanin perëndimor, disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz, njofton “RTSH”.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti me magnitudë 6.3 ra në afërsi të qytetit të Heratit dhe ishte në një thellësi prej 6.3 km. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Më shumë se 90% e atyre që humbën jetën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, njoftoi agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF.
Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane. (Fatosi)
Lajmet Kryesore