DASH konfimon 29 amerikanë të vrarë nga luftimet në Izrael
2023-10-16 14:35:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se 29 shtetas amerikanë janë vrarë nga luftimet në Izrael, njofton “Panorama”.

Sipas njoftimit, DASH-i është në dijeni edhe për 16 qytetarë të tjerë të zhdukur.

Të shtunën e kaluar, grupi militant Hamas lëshoi një sërë raketash mbi Izraelin duke vrarë mijëra qytetarë. Nga ajo ditë, Izraeli ka nisur sulmet në Gaza duke vrarë mijëra qytetarë e duke urdhëruar edhe evakuimin e plotë, teksa ka paralajmëruar ndërhyrje ushtarake tokësore, ajrore e detare.

SHBA-ja ka përkrahur Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje. (Fatosi)