Foto nga CFP
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Tzachi Hanegbi deklaroi se ndërsa vazhdon lufta në Gaza, armiqësitë me Hezbollahun libanez, dukeshin të përmbajtura, raporton “RTSH”.
Ai e paralajmëroi grupin që mos të ndërmarrë veprime që mund të çojnë në shkatërrimin e Libanit.
Në një dalje televizive, Hanegbi tha se Izraeli po i përqendronte luftimet në enklavën palestineze, nga e cila persona të armatosur të Hamasit kryen një masakër të paprecedentë në qytetet jugore të Izraelit një javë më parë. Ai tha se Izraeli po përpiqet që mos të tërhiqet në një luftë me dy fronte.
Ai tha se përplasjet e kufizuara përgjatë kufirit libanez tregojnë se Hezbollahu po qëndronte nën pragun e përshkallëzimit.
“Shpresojmë që Hezbollahu mos të sjellë shkatërrimin de fakto të Libanit, sepse nëse do të ketë një luftë atje, rezultati nuk do të jetë më i vogël”,- tha ai, duke aluduar kërcënimet izraelite për të nisur sulme të rënda ndaj vendit në një përpjekje për të frenuar lëshimet e arsenalit të gjerë të raketave të Hezbollahut. (Fatosi)