Zhvillohet simpoziumi i të drejtave të njeriut "Modernizimi kinez dhe zhvillimi i lirë e i gjithanshëm i njeriut"
2023-10-16 14:44:31

Të shtunën u zhvillua në qytetin Changchun të provincës Jilin në Kinën Verilindore simpoziumi mbi teorinë e të drejtave të njeriut "Modernizimi kinez dhe zhvillimi i lirë e i gjithanshëm i njeriut". Më se 50 studiues e ekspertë shkëmbyen mendime në këtë simpozium lidhur me tema si "Rruga e të drejtave të njeriut në modernizimin kinez", "Praktika e të drejtave të njeriut në modernizimin kinez", "Sistemi i njohurive rreth të drejtave të njeriut në modernizimin kinez" dhe "Modeli i ri i qytetërimit të të drejtave të njeriut në modernizimin kinez".

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, zv.rektori i Universitetit të Jilin-it Cai Lidong u shpreh se modernizimi kinez ka ofruar planin kinez për qeverisjen globale të të drejtave të njeriut, duke u dhënë vendeve të tjera të botës ide të reja për realizimin e modernizimit.

Ky simpozium, që u mbajt me rastin e mbylljes së sesionit të 54-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ka rëndësi të madhe për shfaqjen e arritjeve kineze në fushën e të drejtave të njeriut dhe për nxitjen e shkëmbimeve në këtë fushë. (Fani)