Rrjeti 5G mbulon të gjitha qytezat në Tibet
2023-10-16 17:09:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të gjitha qytezat e Rajonit Autonom të Tibetit në jugperëndim të Kinës kanë arritur mbulimin me rrjetin 5G, pasi një stacion bazë 5G ka filluar funksionimin në qytezën Gogmo të prefekturës Ngari.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata rajonale e komunikacionit theksoi të hënën që Tibeti ka investuar 3.2 miliardë juanë (afro 445.7 milionë dollarë amerikanë) për ndërtimin e infrastrukturës 5G. Janë krijuar gjithsej 8 710 stacione bazë 5G, duke u ofruar shërbime 5G 1.84 milionë përdoruesve. Ka 23 stacione bazë 5G për 10 000 veta në rajon, që arrin mesataren kombëtare.

Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve të rrjetit 5G i ka dhënë një hov të madh zhvillimit me cilësi të lartë ekonomik dhe shoqëror të rajonit, tha administrata.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri tani, teknologjia 5G është zbatuar për një sferë të gjerë fushash anembanë rajonit, duke përfshirë bujqësinë dhe blegtorinë, arsimin, shëndetësinë dhe turizmin.