Indeksi i mallrave me shumicë të Kinës shënoi rritje në shtator
2023-10-16 15:29:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Indeksi që ndjek zhvillimin e tregut të mallrave me shumicë të Kinës u rrit në shtator bazuar në kërkesën në rritje të tregut, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Indeksi i mallrave me shumicë në Kinë qëndroi në 103.6 për qind muajin e kaluar, 0.9 pikë përqindje më shumë krahasuar me atë të regjistruar në gusht, sipas Federatës së Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës.

Një lexim mbi 100 tregon zgjerim, ndërsa një lexim nën 100 pasqyron tkurrje.

Sipas federatës, kjo ecuri nënvizoi kërkesën në rritje të tregut dhe një mjedis të përmirësuar të prodhimit dhe biznesit.

Tregu i mallrave me shumicë në Kinë pritet të mbajë një vrull të qëndrueshëm dhe të shëndoshë zhvillimi në tetor.  (Fatosi)