Foto nga CFP
Ndërsa sulmet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë ende, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka bërë të ditur se më shumë se 700 fëmijë janë vrarë në Gaza dhe 2450 të tjerë janë plagosur që prej fillimit të konfliktit më 7 tetor, shkruan “Panorama”.
Zëdhënësja e UNICEF-it, Sara Al Hattab, deklaroi të shtunën se sipas raporteve të fundit nga autoritetet lokale shëndetësore dhe media, të paktën 2215 palestinezë raportohet se u vranë, duke përfshirë mbi 700 fëmijë, dhe më shumë se 8714 njerëz të plagosur, duke përfshirë më shumë se 2450 fëmijë.
“Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet. Imazhet dhe historitë janë të qarta, fëmijë me djegie të tmerrshme, plagë mortajash dhe gjymtyrë të humbura. Dhe spitalet janë krejtësisht të mbingarkuar për t’i trajtuar”,- deklaroi zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder. (Fatosi)