Foto nga VCG
Të hënën në Pekin, kryeministri kinez Li Qiang zhvilloi bisedime me homologun e vet hungarez, Viktor Orban.
Në këtë takim Li tha që vitet e fundit, bashkëpunimi me përfitim të ndërsjellë mes Kinës dhe Hungarisë ka pasur rezultate të frytshme dhe ka përbërë një shembull të mirë për marrëdhëniet ndërkombëtare të tipit të ri.
Foto nga VCG
Ai vuri në dukje që Kina është e gatshme të integrojë nismën “Një brez, një rrugë” me politikën e Hungarisë “Hapja drejt Lindjes”, duke bërë përpjekje të përbashkëta për të promovuar rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit praktik në tregti, investime, financa dhe sektorë të tjerë.
Kryeministri kinez tha gjithashtu që Kina do të nxitë projektin hekurudhor Budapest-Beograd dhe do të shtojë bashkëpunimin inovativ në sektorë si energjitë e reja, ekonomia digjitale dhe inteligjenca artificiale.
Foto nga VCG
Li theksoi që Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Hungarinë për një qeverisje globale me të drejtë dhe më të barabartë. Sipas tij, zhvillimi i Kinës është një mundësi e jo një sfidë, është një fuqi nxitëse dhe jo një rrezik për Europën.
Orban, nga ana e tij, tha që Hungaria do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive në bashkëpunimin “Një brez, një rrugë”, do të mbështetë ndërlidhjen e hapjen dhe do të kundërshtojë shkëputjen e izolimin. (Jiang Lei)