Në Kinën lindore nis të funksionojë autostrada 56 km për vetëdrejtim
2023-10-16 15:00:18

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një autostradë e zgjuar 56 km, e projektuar për drejtimin autonom të nivelit 4, ka filluar të funksionojë si një seksion testimi pranë Suzhou, në provincën Jiangsu të Kinës lindore, njoftoi Departamenti i Transportit të qytetit, citon “Xinhua”.

Autostrada automobilistike me dy drejtime përmban një përmirësim inteligjent bazuar në dy autostrada tradicionale që lidhin Suzhou me Taizhou dhe Shangai me Yixing.

Duke filluar nga 1 korriku, u përmirësuan dhe instaluan 270 grupe pajisjesh ndijuese, duke përfshirë radarë lazer, radarë me valë milimetrash, kamera dhe antena, në 55 vende përgjatë autostradës, për një mjedis rrugor vetëdrejtues.

Sipas departamentit, një pjesë e autostradës inteligjente, që përfshin 6.5 km, është projektuar për automjete vetëdrejtuese të automatizimit të lartë, e njohur gjithashtu si drejtimi autonom i nivelit 4, ku një automjet pa pilot mund të kryejë të gjitha funksionet e drejtimit, përveç në kushte të caktuara. (Fatosi)