Pekin, CMG-ja deklaron arritjet e bashkëpunimit me mediat ndërkombëtare
2023-10-16 20:57:57

Më 16 tetor, u zhvillua në Pekin konferenca e shtypit mbi arritjet e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin kinematografik e televiziv “Një brez, një rrugë”.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), Shen Haixiong, zv.drejtori i CMG-së, Hu Jinjun, si edhe përfaqësuesit e ambasadave të Nikaraguas, Tajlandës, Iranit dhe Tanzanisë.

 

Në fjalimin e rastit, Hu Jinjun u shpreh që CMG-ja ka bërë përpjekje aktive për krijimin e partneritetit me cilësi të lartë, për thellimin e bashkëpunimit mediatik, zgjerimin e bashkëpunimit kinematografik e televiziv me mediat ndërkombëtare, dhe krijimin e platformave kulturore, duke nxitur shkëmbimet kulturore mes palëve. Në të ardhmen, CMG-ja do të japë kontribut nga ana mediatike për bashkëndërtimin cilësor të “Një brez, një rrugë”. (Jiang Lei)