Dalin dokumentet sekrete të Hamasit, terroristët synuan qëllimisht shkollat për të vrarë dhe marrë pengje
2023-10-16 15:03:36

Foto Rtsh

Dokumente të siguruara nga “NBC News” tregojnë se Hamasi krijoi plane të detajuara, të cilat synonin shkollat fillore dhe një qendër rinore në Kfar Sa'ad të Izraelit, për të vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur, për të kapur pengje, si dhe për t'i zhvendosur shpejt në Rripin e Gazës, raporton “RTSH”.

Planet e sulmit, të cilat janë etiketuar si “tepër sekret” në arabisht, duket se janë urdhra për dy njësi të trajnuara të Hamasit për të rrethuar dhe depërtuar nëpër fshatrat, si dhe për të synuar vendet ku mblidhen civilët, përfshirë fëmijë. Autoritetet izraelite janë ende duke përcaktuar numrin e të vdekurve në Kfar Sa'ad.

Dokumentet u gjetën në trupat e terroristëve të Hamasit nga reaguesit e parë izraelitë dhe u ndanë me “NBC News”. Ato përfshijnë harta të detajuara, të cilat tregojnë se Hamasi synonte të vriste ose të merrte peng civilë dhe nxënës shkollash. (Fatosi)