Sektori i pajisjeve shtëpiake në Kinë shënoi rritje të prodhimit në periudhën janar-gusht
2023-10-16 15:22:06

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Industria e pajisjeve shtëpiake në Kinë raportoi rritje të prodhimit në tetë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, raporton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe, prodhimi i frigoriferëve për përdorim shtëpiak u rrit 14.5 për qind në bazë vjetore në mbi 62.97 milionë njësi.

Prodhimi i kondicionerëve të dhomës u rrit 16.5 për qind në bazë vjetore në 177.45 milionë njësi, ndërsa prodhimi i makinave larëse arriti në rreth 64.61 milionë njësi, 23.6 për qind më shumë se një vit më parë. (Fatosi)