foto: VCG
Me rastin e 10-vjetorit të Iniciativës “Një brez, një rrugë” (BRI) një sondazh i kryer nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Universiteti Renmin i Kinës (RUC) përmes Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Komunikimit të Epokës së Re, tregon se persona nga mbarë bota (të moshave 18 deri në 44 vjeç) pranojnë dhe vlerësojnë shumë si konceptet thelbësore të BRI-së, ashtu edhe arrtitjet e jashtëzakonshme të kësa iniciative gjatë dekadës së fundit.
foto: VCG
Në sondazh, 84.6 % e të rinjve globalë lavdërojnë frymën e Rrugës së Mëndafshit, e karakterizuar nga "paqja dhe bashkëpunimi, çiltërsia dhe gjithëpërfshirja, mësimi dhe përfitimi i ndërsjellë". Sondazhi zbuloi gjithashtu se sa më të rinj të jenë të anketuarit, aq më e lartë është njohja e shpirtit të Rrugës së Mëndafshit. Mes të anketuarve të moshës 18 deri në 24 vjeç, rreth 88.8 % flasin shumë mirë për frymën e Rrugës së Mëndafshit.
Deri në qershor 2023, Kina kishte nënshkruar më shumë se 200 marrëveshje bashkëpunimi të BRI-së me më shumë se 150 vende dhe 30 organizata ndërkombëtare në 5 kontinente. Lidhur me arsyet e popullaritetit të BRI-së, 86.8 % e të rinjve të anketuar ia atribuojnë atë "respektimit të parimeve të konsultimit të gjerë, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të përbashkëta". Ndërkohë, 83.1 % e tyre thonë se i tërheqin konceptet e “hapjes, transparencës dhe gjithëpërfshirjes”. Në sondazh, një tjetër 86.4 % të rinjsh besojnë se BRI-ja ndjek zhvillimin me cilësi të lartë dhe se rezultatet janë të lavdërueshme.
BRI-ja është bërë platforma më e madhe në botë për bashkëpunim ndërkombëtar.
foto: VCG
Sipas sondazhit, deri në 95.2% e të rinjve nga mbarë bota thanë se arritjet e BRI-së gjatë 10 viteve të fundit kanë përmbushur pritshmëritë e tyre, me vlerësimin e miratimit midis atyre të moshës 18 deri në 24 vjeç, e cila qëndron në 97.1%.
Lidhur me arritjet specifike të BRI-së, 85.3 % e të anketuarve thanë se BRI-ja ka rritur në mënyrë efektive besimin e ndërsjellë midis vendeve, me 85.1 % që thonë se kjo nismë ka ndihmuar vendet pjesëmarrëse për të kompensuar mangësitë në infrastrukturë. Për më tepër, përkatësisht 83.8 %, 81.8 % dhe 80.3 % e të rinjve në anketë thonë se BRI-ja ka lehtësuar shkëmbimet e biznesit, ka zgjeruar kanalet e investimeve dhe ka përmirësuar standardet e jetesës së njerëzve.
Në sondazh, deri në 85.8 për qind e të rinjve lavdërojnë BRI-në për ndihmën e vendeve që të ndërtojnë së bashku një komunitet të gjerë interesash të përbashkëta. Ndërsa 83% e të anketuarve besojnë gjithashtu se BRI-ja sjell stabilitet në botën e sotme të turbullt, duke bërë thirrje për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim të favorshëm.
Sondazhi u krye mes 3.857 të anketuarve në 35 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Afrikën e Jugut, Argjentinën, Tajlandën, Nigerinë, Perunë dhe Meksikën. Sipas Kombeve të Bashkuara, kufiri i sipërm i moshës për të rinjtë e anketuar është 44 vjeç.