Pekini do të hapë më shumë çerdhe deri në vitin 2025
2023-10-15 16:58:57

foto: VCG

foto: VCG

Deri në vitin 2025, Pekini pritet të hapë të paktën një çerdhe në çdo nëndistrikt të zonës qendrore urbane për t'u kujdesur për fëmijët kur prindërit e tyre nuk kanë kohë, raportoi “Pekin Daily”.

Çerdhja e parë e tillë u hap kohët e fundit dhe ofron kujdes të plotë ditor, gjysmëditor dhe të përkohshëm, si dhe aktivitete prindër-fëmijë gjatë fundjavave, shkruan “China Daily”.

foto: VCG

foto: VCG

Në një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë ka zona për lojëra, art, lexim dhe ushtrime. Gjatë gjumit të pasdites, punonjësi i kujdesit për fëmijët u kontrollon frymëmarrjen fëmijëve të moshës 1 deri në 3 vjeç çdo 15 minuta dhe çdo pesë minuta për foshnjat nën një vjeç.

foto: VCG

foto: VCG

Deri në vitin 2022, numri i institucioneve që ofrojnë shërbime për çerdhe në Pekin arriti në 600 dhe kërkesa për më shumë institucione të tilla pranë komuniteteve të banimit ose vendeve të punës është e lartë, tha komisioni lokal i shëndetësisë.

Shërbimet fleksibël, të përshtatshme dhe të lira të çerdheve, do të mbulojnë më shumë fusha.