Foto nga VCG
Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike, një tregues i operacioneve logjistike në sektorin e tregtisë elektronike, qëndroi në 112.3 pikë në shtator, 1.2 pikë më shumë se një muaj më parë, njoftoi Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve, citon “Xinhua”.
Nënindeksi që ndjek vëllimin total të biznesit, muajin e kaluar qëndroi në 123.9 pikë, duke shënuar një rritje prej 2.5 pikësh nga gushti.
Nënindeksi i normës së kënaqësisë qëndroi në 101.5 pikë në shtator, 0.2 pikë më shumë se gushti, duke vijuar një prirje rritëse për të katërtin muaj radhazi, sipas të dhënave.
Në përgjithësi, kërkesa për logjistikën e tregtisë elektronike është përmirësuar ndjeshëm dhe kapaciteti i furnizimit dhe efikasiteti i ndërmarrjeve logjistike janë rritur në mënyrë të vazhdueshme.
Indeksi i logjistikës së tregtisë elektronike është përpiluar bazuar në të dhënat nga “JD.com”, një shitës i madh me pakicë në internet në Kinë.
Indeksi bazë u vendos në 100 pikë. (Irma)