Udhëtimet e pasagjerëve hekurudhorë në Kinë patën më shumë se dyfishim në periudhën janar-gusht
2023-10-14 14:16:50
Foto nga VCG
Numri i udhëtimeve të pasagjerëve të trajtuar nga hekurudhat e Kinës u rrit me 111.4 për qind në bazë vjetore në tetë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”.
Sipas Ministrisë së Transporteve, gjatë kësaj periudhe janë kryer përmes hekurudhave të vendit rreth 2.61 miliardë udhëtime pasagjerësh.
Rrjeti hekurudhor i Kinës transportoi gjithashtu rreth 3.32 miliardë tonë mallra në të njëjtën periudhë, 0.5 për qind më shumë se një vit më parë.
Në periudhën janar-gusht, investimet e aseteve fikse në hekurudhat e vendit u rritën me 7.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 432 miliardë juanë (rreth 60.19 miliardë dollarë amerikanë), sipas të dhënave. (Irma)
Lajmet Kryesore