Intervistë e posaçme me presidentin e Sri Lankës, Wickremesinghe
2023-10-14 15:28:44

Sri Lanka njihet si një perlë e Oqeanit Indian dhe një ndalesë e rëndësishme në Rrugën e lashtë Detare të Mëndafshit. Në vitin 1952, Kina dhe Sri Lanka nënshkruan Marrëveshjen e Gomës dhe Orizit, duke hapur derën për shkëmbimet e ngushta mes dy vendeve. Sot, në kuadër të ndërtimit të përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”, bashkëpunimi mes dy vendeve ka hyrë në fazë të re.

Në një bashkëbisedim të posaçëm për "Intervistën e nivelit të lartë" të CMG-së, presidenti i Sri Lankës Wickramasinghe tha: "Është pikërisht për të vazhduar frymën e Marrëveshjes së Gomës dhe Orizit që ne i jemi bashkuar ndërtimit të përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë". Bashkëpunimi nuk është vetëm midis Sri Lankës dhe Kinës, pasi kjo e fundit ka arritur marrëveshje tregtare me shumë vende të botës. Tani raportet tona nuk zhvillohen vetëm në fushën e tregtisë, por edhe në ato të infrastrukturës dhe investimeve. Pjesëmarrja në ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” është një fillim i mbarë për vendin tonë, duke mbetur edhe fokusi ynë në të ardhmen”. (Çang Çuo)