Nisi në Britani ekspozita "Udhëtim nëpër qytetërime"
2023-10-14 19:17:08

Të enjten, u zhvillua  në Britani ceremonia e hapjes së ekspozitës "Udhëtim nëpër qytetërime" e Grupit Mediatik të Kinës. Gjatë ceremonisë kryetari i CMG-së Shen Haixiong mbajti një videofjalim. 

Në fjalën e tij, Shen Haixiong u shpreh se ekspozita “Udhëtim nëpër qytetërime”, e planifikuar dhe organizuar nga CMG-ja, gjurmon origjinën e “Qytetërimit Kinez”. Është një tjetër eksplorim i kulturës tradicionale kineze pas ekspozitës kulturore “Pse Kina”. CMG-ja do të mbështesë misionin e saj mediatik, do të rinovojë dhe përhapë qytetërimin kinez, do të forcojë shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Evropës, do të promovojë mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve kineze dhe evropiane dhe do të kontribuojë me mençuri dhe forcë në ndërtimin e bashkësisë së një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Gjatë ceremonisë hapëse u shfaq dokumentari "Nëse thesaret kombëtare mund të flisnin". Ekspozita gjithashtu krijoi posaçërisht një zonë të përvojës së lojës, ku përmes veprimeve interaktive, të ftuarit mund të udhëtojnë nëpër kohët e lashta dhe ato moderne, duke mësuar mbi historinë 5000-vjeçare të qytetërimit të kombit kinez. (Çang Çuo)