Kina bën përparim në goditjen e krimeve të relikteve kulturore
2023-10-14 12:20:41

Foto nga VCG

Një fushatë trevjeçare kundër krimeve të lidhura me reliktet kulturore ka sjellë një përparim të dukshëm, me policinë kineze që ka zgjidhur mbi 800 raste të tilla kriminale, njoftoi Ministria e Sigurisë Publike, citon “Xinhua”.

Fushata, e startuar së bashku me Administratën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kishte në fokus krimet që përfshijnë grabitjen e vendeve dhe varreve të lashta kulturore, vjedhjen e gdhendjeve në gurë dhe të relikteve kulturore nënujore.

Gjatë fushatës, policia monitoroi nga afër tregjet nëntokësore të relikteve kulturore dhe platformat e tregtimit në internet dhe u gjetën mbi 13.000 pjesë të relikteve kulturore, ndër të cilat 2189 u konsideruan të rralla, sipas ministrisë.

Në këtë fushatë u kapën dhe një sërë të dyshuarish të përfshirë në aktivitete kriminale. (Irma)