Përvjetori i parë i nisjes së "Intervistës së nivelit të lartë"! CMG-ja mbajti një simpozium
2023-10-14 14:43:31

Foto nga CMG

Të premten u mbajt në Pekin një simpozium me rastin e përvjetorit të parë të nisjes së "Intervistës së nivelit të Lartë" të Grupit Mediatik të Kinës. Shen Haixiong, drejtor i CMG-së, kryesoi takimin dhe zhvilloi diskutime me përfaqësues të departamenteve përkatëse qendrore dhe shtetërore, ekspertë, studiues dhe krijues për të ofruar ide të reja për inovacionin e vazhdueshëm të kësaj rubrike.

Që nga fillimi i saj, "Intervista e nivelit të lartë" ka arritur te më shumë se 10 miliardë njerëz gjithsej, me një audiencë totale mediatike prej 508 milionësh, 57.37% e të cilëve janë përdorues të rinj. Materialet video të programit u përdorën nga 549 stacione televizive dhe platforma të reja mediatike në 91 vende dhe rajone, ndërsa raportet respektive u ribotuan dhe u cituan dhjetëra mijëra herë nga më shumë se 1 mijë media kryesore jashtë vendit. (Çang Çuo)