Kina ofron ndihmë urgjente humanitare për Afganistanin
2023-10-14 12:25:44

 

Foto nga VCG

Qeveria kineze ka ofruar 30 milionë juanë (4.18 milionë dollarë amerikanë) ndihmë urgjente humanitare për Afganistanin, për të ndihmuar vendin pas tërmetit, deklaroi Xu Wei, zëdhënësi i Agjencisë kineze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, citon “Xinhua”.

Ndihmat e Kinës përfshijnë kryesisht tenda, shtretër të palosshëm, batanije të trasha, veshje, jorgan dhe pako të ndihmës së parë familjare, të cilat do të transportohen në Afganistan dhe do t'u shpërndahen të prekurve nga tërmeti.

Përveç kësaj, pala kineze po punon për zbatimin e ndihmës ushqimore urgjente dhe masave të tjera humanitare të përcaktuara më parë për palën afgane, shtoi Xu. (Irma)