Foto nga VCG
Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi, u kërkoi palëve palestineze dhe izraelite që të ushtrojnë përmbajtje maksimale duke shprehur gatishmërinë e Kajros zyrtare për të ndërmjetësuar për t'i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm vdekjeprurës.
“Egjipti është i përgatitur të shfrytëzojë të gjitha aftësitë dhe përpjekjet drejt ndërmjetësimit, në koordinim me të gjithë partnerët efektivë ndërkombëtarë dhe rajonalë, pa kufizime apo kushte”, tha presidenti egjiptian, citon “Xinhua”.
Ai u bëri thirrje palestinezëve dhe izraelitëve që të dëgjojnë zërin e arsyes dhe mençurisë, të kursejnë civilët, veçanërisht fëmijët dhe gratë, nga cikli i hakmarrjes brutale dhe të kthehen menjëherë në rrugën e negociatave.
Presidenti egjiptian kërkoi gjithashtu të parandalohet përkeqësimi i situatës humanitare dhe të shmanget politika e ndëshkimit kolektiv, duke përfshirë një rrethim në enklavën palestineze. (Irma)