Foto nga VCG
Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) urdhëruan të premten banorët e qytetit të Gazës që të evakuohen në zonën jugore të enklavës bregdetare, përpara një ofensive të mundshme tokësore izraelite.
“IDF bën thirrje për evakuimin e të gjithë civilëve, për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Ju do të jeni në gjendje të ktheheni në qytetin e Gazës vetëm kur të bëhet një njoftim tjetër që e lejon këtë gjë”,- thuhet në një deklaratë të publikuar nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, citon “Xinhua”.
Sipas IDF, militantët e Hamasit po përdorin tunele nëntokësore në qytet për t'u fshehur. Izraeli besohet se po përgatitet për një inkursion tokësor në Rripin e Gazës, sipas mediave.
Që prej nisjes së konfliktit, të shtunën, Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore kundër objektivave në Rripin e Gazës. Deri më tani janë vrarë më shumë se 1500 palestinezë dhe më shumë se 1300 izraelitë. (Irma)