Presidenti i Autoritetit Palestinez nën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit
2023-10-14 13:57:14

Foto nga VCG

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, ka bërë thirrje që t’i jepet fund menjëherë agresionit gjithëpërfshirës kundër popullit palestinez.

Abas ka kundërshtuar praktikat që lidhen me vrasjen e civilëve ose abuzimin e tyre nga të dyja palët, duke theksuar se Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) heq dorë nga dhuna dhe i përmbahet legjitimitetit ndërkombëtar, rezistencës paqësore popullore dhe veprimit politik si një rrugë për arritjen e qëllimeve kombëtare, bëri të ditur zyra e tij, citon “RTSH”.

PLO-ja është një organ politik palestinez i kryesuar nga Abas që është kundër Hamasit dhe ka paralajmëruar për një krizë humanitare që po afrohet në dritën e ndërprerjes së funksionimit të termocentralit të vetëm të Rripit të Gazës, për shkak të mungesës së karburantit. Ky organ paralajmëroi se mund të shkaktojë ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore dhe bëri thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të siguruar ujë dhe energji elektrike. (Irma)