Foto nga VCG
Policia finlandeze dhe estoneze do të hetojnë së bashku çështjen e tubacionit të gazit “Balticconnector”, ku gjatë fundjavës u vu re një rrjedhje.
Byroja Kombëtare Finlandeze e Hetimit njoftoi bashkëpunimin, duke theksuar progresin e bërë në konstatimin e anijeve që kishin qenë në zonë në atë kohë, përcjell “Xinhua”.
Transmetuesi kombëtar finlandez “Yle” raportoi se fokusi tani është tek anijet që ishin në zonë në sipërfaqe, sesa tek aktivitetet nënujore.
Si Marina finlandeze ashtu edhe Rojet Kufitare kanë mbledhur të dhëna për trafikun detar dhe kanë ofruar mbështetje për policinë.
Inteligjenca e NATO-s dhe raportet e situatës janë përdorur gjithashtu për hetimin, raportoi “Yle”.
Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, dhe homologu i tij estonez, Hanno Pevkur, njoftuan se të dyja vendet po e hetojnë çështjen pa pjesëmarrjen e NATO-s.
Megjithatë, NATO-ja është zotuar që të japë mbështetje nëse kërkohet. (Irma)