Çekia, Polonia dhe Austria zgjasin kontrollet në kufirin sllovak
2023-10-14 12:22:28

Foto nga VCG

Republika Çeke, Polonia dhe Austria zgjatën me pothuajse tre javë kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë, deri në fillim të nëntorit, në një përpjekje për të frenuar kontrabandën e njerëzve, shkruan “ATSH”.

“Nuk do të ketë rrugë të paligjshme emigracioni përmes Polonisë”,- deklaroi ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kamiński.

Rreth 550 emigrantë janë kapur në kufirin polako-sllovak që nga fillimi i kontrolleve. 

Masa, fillimisht ishte menduar të përfundonte të premten, por tani do të qëndrojë në fuqi deri më 2 nëntor.

“Austria do të vendosë gjithashtu kontrolle në kufirin e saj për 20 ditë të tjera”, tha ministri i Brendshëm Gerhard Karner.

Sllovakia vazhdon të kryejë kontrollet e saj të rastësishme në kufirin me Hungarinë.

Të katërta vendet i përkasin zonës Shengen, në të cilën nuk duhet të ketë kontrolle kufitare.

Masat shtrënguese në kufirin sllovak filluan më 4 tetor. Që atëherë, policia çeke ka kontrolluar 43.749 persona. Në këtë proces u kapën 283 emigrantë të paligjshëm dhe u arrestuan 12 kontrabandistë.

Rreth 130 policë janë në detyrë në kufi, i cili është afërsisht 250 kilometra i gjatë.  (Irma)