Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kinë ra me 2.5 për qind në shtator
2023-10-14 13:16:48

Foto nga VCG

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kinë (PPI), i cili mat kostot për mallrat që në fabrikë, ra 2.5 për qind në bazë vjetore në shtator, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

Rënia ishte më e vogël nga ajo prej 3 për qind në gusht dhe 4.4 për qind në korrik.

Sipas të dhënave, në bazë mujore, indeksi i çmimeve të prodhimit në shtator u rrit me 0.4 për qind, krahasuar me një rritje prej 0.2 për qind në gusht.

Eksperti i Statistikave, Dong Lijuan, deklaroi se përmirësimi i indeksi të çmimeve të prodhimit në shtator erdhi si rezultat i faktorëve të shumtë, duke përfshirë rikuperimin e kërkesës për produkte industriale dhe çmimet më të larta ndërkombëtare të naftës së papërpunuar. Sipas tij, për shkak të rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar për naftën bruto, ky indeks për industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit u rrit me 4.1 për qind në bazë mujore.

Indeksi i çmimeve të prodhimit në shtator për sektorin e kompjuterave u rrit me 0.7 për qind nga ai në gusht, ndërsa për industrinë bujqësore dhe atë të përpunimit ushqimor u rrit me 0.6 për qind.

Çmimet e industrisë së tekstilit dhe veshjeve janë rritur me 0.2 për qind. Çmimet e prodhimit të baterive litium-jon dhe automjeteve me energji të re ranë përkatësisht me 1.5 për qind dhe 0.1 për qind, sipas të dhënave të Statistikave. Mesatarja e indeksit të çmimeve të prodhimit në Kinë në nëntë muajt e parë të vitit ra me 3.1 për qind në bazë vjetore. (Irma)