Sivjet është 10-vjetori i ndërtimit të përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë".
Gjatë këtyre 10 vjetëve, nisma "Një brez, një rrugë" u paraqit nga Kina dhe u ngjit ne arenën ndërkombëtare, duke u transformuar nga ide ne veprim e nga vizion ne realitet, si edhe duke u bërë një produkt publik ndërkombëtar i mirëpritur dhe një platformë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Deri në fund të qershorit, Kina dhe më shumë se 150 vende e mbi 30 organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar mbi 200 dokumente bashkëpunimi për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë", ndërsa vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit mes Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse të nismës arriti në 19.1 trilionë dollarë.
Pas disa ditëve do të zhvillohet në Pekin Forumi i 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë". Deri tani përfaqësuesit e mbi 140 vendeve e të më shumë se 30 organizatave ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në forum. Ky do të jetë sigurisht një takim madhështor. (Fani)