Sot, çaji i gjelbër organik me cilësisë të lartë nga konteja Wuyuan e provincës Jiangxi të Kinës Lindore shitet në më shumë se 60 vende e rajone dhe eksportet e çajit organik kanë zënë më shumë se 50 për qind të tregut të BE-së për 25 vjet me radhë.
Plantacioni i çajit, Wuyuan, provincë Jiangxi(Foto:VCG)
Me shkallën e mbulimit me pyje që arrin në 82.6 për qind, Wuyuan-i ka një mjedis të mirë ekologjik, që i ka mundësuar të hyjë në tregun e gjelbër të Evropës dhe të bëhet global.
"Ne duhet t'i japim përparësi përparimit eko-mjedisor, të ndjekim zhvillimin e gjelbër dhe të nxitim mbrojtjen eko-mjedisore dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror në një mënyrë të koordinuar, tha presidenti kinez Xi Jinping, në një simpozium që ai kryesoi mbi përparimin e zhvillimit të Brezit Ekonomik të Lumit Jance të enjten në qytetin Nanchang të provincën lindore kineze Jiangxi.
"Ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmuara." Ky koncept thelbësor në zhvillimim e përparimit ekologjik të Kinës nuk ka çuar vetëm në përmirësim e ndjeshëm të mjedisit të vendit, por gjithashtu ka krijuar forcë të re nxitjeje të rritjes për ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Sipas Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, sipërfaqja pyjore dhe rezerva pyjore e Kinës vazhdojnë të shtohen, me normën kombëtare të mbulimit me pyje që është rritur në 24.02 për qind dhe zonën e mbrojtur të pyjeve artificiale që arrin në 1.314 miliardë mu, duke u renditur në vendin e parë në botë.
Gjatë dekadës së kaluar, intensiteti energjetik i vendit është ulur me 26.4 për qind. Kina është bërë një ndër vendet me uljen më të shpejtë të intensitetit energjetik në botë.
Ndërkohë, Kina kontribuoi për rreth 48 për qind të kapacitetit të ri të energjisë së përtëritshme në botë vjet, thuhet në një raport të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Përtëritshme (IRENA).
Simpozium i drejtuar nga presidenti për mbrojtjen ekologjike, 12 tetor 2023(Foto:Xinhua)
Kina është e angazhuar për të gjetur një balancë midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes mjedisore për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm, i tha Grupit Mediatik të Kinës Francesco La Camera, drejtor i përgjithshëm i IRENA-s.
Gjatë takimit të enjten, Xi theksoi përpjekjet për të vazhduar forcimin e menaxhimit të përgjithshëm të mjedisit ekologjik, për të forcuar kontrollin e ndotjeve në fushat kryesore, për të bashkërenduar burimet ujore, mjedisin dhe ekologjinë, për të nxitur parandalimin dhe kontrollin e ndotjes së ajrit e të tokës, për të pakësuar sasinë e përgjithshme të lëshimit të ndotësve që nga fillimi.
Duke transformuar epërsitë ekologjike dhe bukurinë natyrore në forcë shtytëse për zhvillimin e gjelbër, Kina ka zhvilluar fuqishëm turizmin e gjelbër rural, për t'i shtuar më tepër "gjelbërim" përparimit të saj ekologjik.
Me gjithë vendndodhjen e vet të largët, qyteti i mbuluar me pyje Zhongyuan, i vendosur në një kodër në Jiangxi, ka tërhequr grupe vizitorësh nga anembanë vendit gjatë verës.
Zhongyuan, në brendësi të malit Jiuling me një normë mbulimi me pyje gati 90 për qind, është i freskët në verë, duke e bërë atë një vend ideal për të zhvilluar "ekonominë verore".
Të dhënat tregojnë se ka 721 bujtina të regjistruara në vendpushimet verore të Zhongyuan-it, që mirëpresin rreth 30 000 turistë çdo verë. Mbi 640 familje në Zhongyuan filluan bizneset e argëtimit bujqësor, duke ofruar punë për më shumë se 2 000 veta.
Përveç turizmit, Kina po çon përpara edhe transformimin e saj të gjelbër industrial. Për shembull, energjia elektrike prodhohet me anë të energjisë së pastër, duke vendosur panele fotovoltaike diellore në sipërfaqen e ujit, ku temperatura e ujit është më e ulët se ajo e ujit të hapur, gjë që favorizon rritjen e peshkut, pasi përmbajtja e oksigjenit në ujë është më e lartë.
Panele fotovoltaike në provincën Jiangxi(Foto:VCG)
Sipas Këshillit të Elektricitetit të Kinës, në vitet 2006 - 2022, sektori i energjetikës i Kinës i ka ulur lëshimet e dioksidit të karbonit me rreth 24.73 miliardë tonë.
Duke theksuar nevojën e transformimit të gjelbër industrial, Xi nxiti përpjekjet për përshpejtimin e industrive të gjelbra dhe me karbon të ulët, zhvillimin e teknologjive e të produkteve të gjelbra dhe forcimin e potencialit të zhvillimit.(Artan)