I dërguari i posaçëm kinez dhe diplomati saudit bisedojnë për konfliktin Izrael-Hamas
2023-10-13 21:20:59

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të enjten, i dërguari i posaçëm i Kinës për çështjen e Lindjes së Mesme Zhai Jun zhvilloi një bisedë telefonike me zv.ministrin e Punëve Politike të Arabisë Saudite Saud Al-Sati për konfliktin ndërmjet Palestinës e Izraelit.

Pas shpërthimit të konfliktit më 7 tetor, Zhai Jun ka zhvilluar bisedime me diplomatë egjiptianë, palestinezë e izraelitë.

Gjatë bisedës telefonike të enjten me Saud Al-Satin, Zhai ritheksoi se Kina i kundërshton dhe i dënon veprimet që dëmtojnë civilët. 

Sipas tij, rruga themelore për zgjidhjen e konfliktit Palestinë-Izrael është zbatimi i projektit të dy shteteve.

Nga ana e tij, Saud Al-Sati u shpreh se problemi i Palestinës duhet të zgjidhet sipas rezolutave përkatëse të OKB-së dhe në bazë të Nismës Arabe të Paqes dhe të projektit të dy shteteve. (Fani)