Xinhua
Konferenca Botërore e Pajisjeve Detare 2023 startoi të enjten në Fuzhou, në provincën Fujian të Kinës lindore. Në veprimtarinë katërditore, me temë “Të çojmë ëndrrat e njerëzimit në horizonte të reja”, e organizuar së bashku nga qeveria provinciale Fujian, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Ministria e Transportit, do të diskutohet për fusha të tilla si inovacioni teknologjik, prodhimi i pajisjeve dhe bashkëpunimi industrial, shkruan “Xinhua”.
Ky event përpiqet të sigurojë një platformë shkëmbimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar të nivelit të lartë për industrinë e pajisjeve detare.
Xinhua
Gjashtë forume me temë mbi teknologjitë e ndërtimit të anijeve në Azi, ndërtimin e porteve ndërkombëtare në ujëra të thella dhe qytetërimin detar botëror janë planifikuar gjithashtu të mbahen gjatë këtij eventi.
Gjatë ekspozitës në kuadër të këtij eventi do të shfaqen produkte, teknologji dhe zgjidhje moderne në fushën e pajisjeve detare të zhvilluara nga Kina gjatë dekadës së fundit. (Irma)
Xinhua