Presidenti i Këshillit të Evropës kërkon rifillimin e furnizimeve në Gaza
2023-10-13 17:52:12
President i KiE-se (Foto Atsh)
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, kërkoi rifillimin e furnizimeve në Gaza, që gjendet nën bombardimet izraelite.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Michel deklaroi: “Vlera universale dhe dinjitet njerëzor. Gjithmonë dhe kudo. Kjo është zemra e BE-së”, bën të ditur “ATSH”.
“E drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohen. Furnizimet bazë duhet të arrijnë pjesën më vulnerabël”, theksoi ai.
Presidenti i KiE-së theksoi faktin se Gaza nuk duhet të lihet pa furnizime. (Irma)
Lajmet Kryesore