Kryediplomati amerikan, Izraelit: Keni të drejtë të mbroheni, por shmangni dëmtimin e civilëve
2023-10-13 19:13:23

CFP

CFP

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një vizitë në Tel Aviv, ku u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, ai deklaroi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet pas sulmeve shkatërruese të Hamasit, por paralajmëroi se mënyra se si e bën ka rëndësi dhe se duhet shmangur dëmtimi i civilëve, përcjell “Panorama”.

Blinken tha se administrata amerikane do të punonte me Kongresin për të siguruar që Izraeli të kishte armët që i nevojiten për të mbrojtur veten.

Ai theksoi se nevojiten të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve.

“Ne vajtojmë humbjen e çdo jete të pafajshme, civilë të çdo besimi, çdo kombësie që janë vrarë”, tha Blinken. (Irma)