E ardhmja e gjelbër e Arabisë Saudite
2023-10-13 15:43:26

Mbretëria e Arabisë Saudite ndodhet në një pikëtakimi ndërmjet Azisë, Afrikës dhe Europës, e po ashtu është edhe një nyjë lidhëse e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të.

Foto:CMG

Projekti i Detit të Kuq(godinë në të djathtën) në ndërtim e sipër(Foto:CMG)

Projekti i Detit të Kuq(godinë në të djathtën) në ndërtim e sipër(Foto:CMG)

Në janarin e vitit 2016, me ftesën e mbretit Salman bin Abdul Aziz Al Saud, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë shtetërore në Arabinë Saudite. Gjatë kësaj vizite historike, të dyja vendet pranuan të integrojnë strategjinë e tyre të zhvillimit, për të nxitur thellimin e bashkëpunimit brenda kornizës së nismës “Një brez, një rrugë”.

Tre muaj pas vizitës së kreut të shtetit të Kinës, në prillin e vitit 2016, Arabia Saudite publikoi “Vizionin 2030”, objektiva të të cilit janë heqja e varësisë së lartë prej naftës dhe nxitja e shumëllojshmërisë së zhvillimit ekonomik. Me përkrahjen e nismës “Një brez, një rrugë”, Arabia Saudite nisi transformimin e vet historik.

Pranë bregut të Detit të Kuq, Kina dhe Arabia Saudite po ndërtojnë një qytet të së ardhmes në shkretëtirë. Projekti i Detit të Kuq është një vepër e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e zhvillimit të gjelbër me lëshim të ulët të karbonit, ku 100 % e furnizimit me elektricitet do të vijë nga energjitë e pastra. Në një fabrikë tjetër fotovoltaike në ndërtim e sipër nga ndërmarrjet kineze, janë vënë në funksionim 4068 rreshta panelesh fotovoltaike, të cilat mund t'i ofrojnë energji të pastër 24 orë në ditë Projektit të Detit të Kuq. Për uljen e ndikimeve nga stuhitë e rërës në shkretëtirë, kompanitë kineze kanë dizenjuar robotë të veçantë pastrimi.

Foto:CMG

Fabrikë fotovoltaike në Arabi Saudite(Foto:CMG)

Pritet që, pas përurimit në vitin 2030, projekti të presë miliona vizitorë në vit, duke shërbyer edhe si një shembull i integrimit të strategjisë “Vizion 2030” me  nismën “Një brez, një rrugë”.

Në shtatë vjetët e fundit, bashkëpunimi dypalësh ka pasur një zhvillim të vrullshëm. Në dhjetorin e vitit 2022, gjashtë vjet më vonë, presidenti Xi Jinping bëri një tjetër vizitë në Riad. Nën shoqërimin e katër avionëve ushtarakë dhe të avionëve të tjerë ceremonialë që krijuan një brez përshëndetës me ngjyrat e flamurit kinez, Arabia Saudite e mirëpriti me të gjitha nderimet mysafirin nga Kina e largët.

Tani, rezultatet e bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe Arabisë Saudite në kuadër të “Një brez, një rrugë” kanë përfshirë fusha të tilla si infrastruktura, parqet industriale, teknologjia e telekomunikacionit 5G, misionet arkeologjike e shkëmbimet kulturore-njerëzore, duke sjellë gjallëri të re në lidhjet mijëravjeçare dypalëshe.