Kinë, CPI-ja e shtatorit nuk ndryshon krahasuar me të njëjtin muaj të vjetshëm
2023-10-13 18:09:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të premten, Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës njoftoi se në shtator, treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) i Kinës, një matës kryesor i inflacionit, mbeti i pandryshuar në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, në shtator, çmimet e ushqimeve ranë 3.2 %, duke u ulur 1.5 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me gushtin.

Ekspertët parashikojnë se, në 3-mujorin e katërt të këtij viti, me rikëmbëmbjen e qëndrueshme të tregut të brendshëm të konsumit, CPI-ja mund të ketë rritje të qëndrueshme. (Fani)