439 atletë kinezë do të marrin pjesë në Lojërat e katërta Para Aziatike
2023-10-13 17:50:44

people.cn

people.cn

Delegacioni kinez në Lojërat e katërta Para Aziatike, që do të zhvillohen nga 22 deri më 28 tetor në Hangzhou, do të përbëhet nga 723 persona. Delegacioni do të përfshijë 439 sportistë, 221 prej të cilëve meshkuj dhe 218 femra. Ata do të garojnë në 397 gara në 22 disiplina, shkruan “CGTN”.

Këta atletë vijnë nga 31 provinca, rajone autonome dhe komuna të Kinës. Më i madhi është 58-vjeçari Gao Yanming për pingpong dhe më i riu 13-vjeçari Yang Yixiao për shah.

Lojërat Para Aziatike në Hangzhou përbëhen nga 22 sporte dhe 564 gara.

Gara me kanoe do të bëjë debutimin e saj me 10 ngjarje këtë vit. Kur sporti u prezantua në Lojërat Paralimpike në Rio de Zhaneiro në 2016 dhe në Tokio në 2021, asnjë atlet aziatik nuk fitoi asnjë medalje.

Garuesit do të konkurrojnë në disiplinën mbi 200 metra me dy lloje varkash, kajak dhe Va'a.

Kina fitoi gjithsej 319 medalje, duke përfshirë 172 të arta, 88 argjenda dhe 59 bronzi, në edicionin e fundit të Lojërave Para Aziatike në Xhakarta, Indonezi, në vitin 2018. Dhjetë nga titujt që fituan ishin në sportin e çiklizmit. (Irma)