OKB: Mbi 338 mijë palestinezë të shpërngulur nga Gaza
2023-10-13 18:08:52

CFP

CFP

Më shumë se 338 mijë palestinezë janë shpërngulur nga Gaza, pas nisjes së luftimeve midis Hamasit dhe Izraelit, bën të ditur Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në OKB.

OCHA-ja bëri thirrje për arritjen e një armëpushimi humanitar, që personeli të lejohet të vlerësojë situatën në Gaza, shkruan “RTSH”.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Largët, mbi 220 mijë palestinezë po strehohen në 88 shkollat e agjencisë të shpërndara nëpër Rripin e Gazës, ndërsa mbi gjysmë milion njerëz nuk po sigurojnë ushqimin, sepse prej konfliktit janë mbyllur 14 qendrat e shpërndarjes.

Ndërkohë, avionët izraelitë vazhdojnë të bombardojnë territore të Gazës në kuadër të operacionit “Shpatat e Hekurta” për të asgjësuar elementët e Hamasit, të cilët mëngjesin e 7 tetorit kryen një sulm të papritur me raketa, duke vrarë deri tani të paktën 1200 izraelitë.

Një bilanc i ngjashëm viktimash raportohet edhe nga autoritetet e Gazës. (Irma)

CFP

CFP