Kina paraqit për herë të parë relikte të grabitura nga Pallati i Vjetër i Verës mbi 160 vjet më parë
2023-10-13 21:12:51

Të premten, Kina shfaqi për herë të parë për publikun shtatë shtylla guri të grabitura nga trupat e huaja para 160 vjetëve nga Pallati i Vjetër i Verës në Pekin në vendin origjinal të tyre.

Këto shtylla janë nga kontingjenti i ri i relikteve me vlera të rëndësishme të kthyera në Pallatin e Vjetër të Verës, pas kthimit në vitin 2020 të skulpturës së bronztë të kokës së një kali.

Shtatë shtyllat prej mermeri të bardhë janë rreth 80-92 cm të larta dhe të zbukuruara me lule të gdhendura.

Vlerësohet se të gjitha shtyllat i përkasin zonës Xiyang Lou (Ndërtesat Perëndimore) në veri të Pallatit të Vjetër të Verës.

Shtyllat janë kthyer në Kinë dhjetë vjet më parë nga koleksioni i Muzeut të Artit KODE në Bergen të Norvegjisë.