Provinca Shandong e Kinës forcon bashkëpunimin me shtetin Sao Paulo të Brazilit
2023-10-13 16:09:35

CFP

qyteti Jinan, provincës Shandong/CFP

Provinca Shandong e Kinës dhe shteti Sao Paulo i Brazilit kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin ekonomik.

Deklarata u bë nga zëvendësguvernatori i Sao Paulos, Felicio Ramuth, gjatë takimit me një delegacion kinez, citon “Xinhua”.

Takimi në selinë e qeverisë kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve midis provincës së Shandong dhe shtetit të Sao Paulo, thuhet në njoftim.

“Sao Paulo sot ka një projekt të guximshëm koncesionesh, partneriteti publik-privat dhe privatizime”, tha Ramuth.

Kina ka qenë partneri kryesor tregtar i Brazilit që nga viti 2009. Sao Paulo është shteti më i populluar i Brazilit dhe një nga qendrat kryesore financiare dhe industriale të Amerikës Latine, duke kontribuar me një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të Brazilit. (Irma)