Në platformën “X” lulëzon keqinformimi për luftën Izrael-Hamas
2023-10-12 17:47:05

Platforma X logo

Platforma X logo

Platforma e mediave sociale “X” bën të ditur se po përpiqet të ndërmarrë veprime ndaj një vërshimi postimesh që shpërndajnë pamje grafike, fjalime të dhunshme dhe sjellje urrejtjeje, në lidhje me luftën e fundit midis Izraelit dhe Hamasit, bën të ditur “RTSH”.

“X” njoftoi se po e trajton krizën me nivelin e saj më të lartë të përgjigjes. Por grupet e jashtme mbikëqyrëse thonë se dezinformatat rreth luftës janë të shumta në platformën që miliarderi Elon Musk bleu vitin e kaluar. 

BE-ja po ashtu e ka paralajmëruar Elon Musk se “X” po përdoret për të përhapur keqinformim pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Sipas BE-së, përmbajtja e dhunshme dhe terroriste nuk ishte hequr nga platforma, pavarësisht paralajmërimeve siç kërkohet nga ligji i BE-së.

Shkurtimet e vendeve të punës që nga blerja e “Twitter”-it vitin e kaluar kanë lënë më pak njerëz për të ndërmarrë veprime ndaj postimeve që shkelin politikat e platformës. (Elona)