Një studiues nga Xinjiang-u llogarit mbi 30 mijë raporte absurde perëndimore mbi Xinjiang-un
2023-10-12 19:02:36

Xinhua

Xinhua

Ditët e fundit, Tuersun Aimai, një profesor i asociuuar i Fakultetit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Xinjiang-ut, shkroi një artikull me titull "Lufta e medias! Perëndimi prodhoi mbi 30 mijë raporte absurbe mbi punën e detyruar në Xinjiang". Ai analizoi mbi 30 mijë raporte mbi Xinjiang-un nga 22 media prej 15 vendeve.

Aimai vuri në dukje në artikull se vitet e fundit, forcat perëndimore kundër Kinës kanë krijuar thashethemin e së ashtuquajturës "punë e detyruar", duke stigmatizuar sistematikisht e duke përbaltur imazhin ndërkombëtar të Kinës, si edhe duke u përpjekur të dobësojnë reputacionin ndërkombëtar të Kinës. 

Sipas artikullit, sulmi i forcave perëndimore kundër Kinës ndaj transferimit të punëtorëve nga Xinjiang-u ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Në fakt, transformimi i forcës së tepërt të punës është një metodë e rëndësishme e qeverisë kineze për të shtuar të ardhurat e fermerëve dhe për të përmirësuar nivelin e jetës së tyre. Këto masa janë shumë të rëndësishme, veçanërisht në rajonet perëndimore të vendit, ku baza industriale është relativisht e dobët dhe sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë janë shtylla kryesore e ekonomisë. Punësimi në krahina të ndryshme është një masë e rëndësishme për rritjen e përqindjes së punësimit dhe të ardhurave të banorëve.

Xinhua

Xinhua

Përveç kësaj, me qëllim eliminimin e mjedisit që krijon terrorizmin dhe ekstremizmin fetar, në Xinjiang janë krijuar sipas ligjit qendrat e arsimit dhe përgatitjes profesionale.  Zhvillimi i arsimit dhe rritja e punësimit janë strategji të përdorura në tërë botën. Në vendet e zhvilluara perëndimore, ekzistojnë institucione të ngjashme. Por punët e arsimit dhe përgatitjes profesionale të Kinës në Xinjiang janë sulmuar dhe kritikuar në mënyrë të paarsyshme nga forcat perëndimore antikineze.

Sipas artikullit, disa nga lajmet e rreme mbi Xinjiang-un vijnë nga paragjykimet e vlerave dhe strategjitë e frenimit të zhvillimit të Kinës. Por këto sulme dhe gënjeshtra s'mund të mohojnë lulëzimin dhe qëndrueshmërinë e Xinjiang-ut dhe s'mund të pengojnë hapat e përparimit të Kinës. (Xu Guang)