foto nga CFP
Mbi 2600 veta nga të dyja palët kanë vdekur, ndërsa Izraeli intensifikoi sulmet e tij ajrore mbi Gazën dhe ushtroi një "rrethim të plotë" mbi enklavën palestineze pas sulmit të befasishëm ndaj Izraelit nga Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas) në fundjavë.
Të mërkurën, liderët izraelitë formuan një kabinet emergjent të luftës për formimin e një fronti të përbashkët, dhe u zotuan të vazhdojnë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës derisa "Hamasi të përmbyset dhe të shkatërrohet".
foto nga CFP
Tre shtetas kinezë janë vrarë, dy janë të humbur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të Hamasit kundër Izraelit, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin në një konferencë shtypi të enjten. Sipas tij, organizatat diplomatike kineze po përpiqen të shpëtojnë dhe të trajtojnë të plagosurit.
Po të enjten, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. (Wang Lei/ Artan)
foto nga CFP