OKB kritikon Izraelin, në Gaza po shkelet e drejta ndërkombëtare
2023-10-12 18:14:16

CFP

CFP

Sulmet ajrore të Izraelit ndaj grupit militant Hamas kanë goditur ndërtesa rezidenciale dhe shkolla në rripin e Gazës. Kjo u bë e ditur nga shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, i cili theksoi se rrethimet, siç është ai që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Gazës, janë të paligjshme nën ligjin ndërkombëtar, bën të ditur “RTSH”.

“Rrethimet që rrezikojnë jetët e civilëve, duke i privuar nga mallrat që janë thelbësore për mbijetesën e tyre, janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar. Kjo rrezikon në mënyrë serioze të drejtat e njeriut dhe situatën humanitare në Gaza, si dhe aftësinë e objekteve mjekësore për të dhënë shërbim veçanërisht duke pasur parasysh numrin në rritje të të plagosurve. Një rrethim mund të marrë përmasat e një dënimi kolektiv. Akte të tilla mund të konsiderohen krime lufte”,- qartësoi më pas zëdhënësja e OKB-së për të drejtat e njeriut. 

CFP

CFP

Ndërkaq, një komision hetimor i ngritur nga OKB-ja u shpreh në një tjetër deklaratë se kishte prova të qarta se nga të gjitha palët e përfshira në konflikt ishin kryer krime lufte. 

Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, u shpreh jashtëzakonisht e alarmuar në lidhje me masat e Izraelit për të ndërprerë furnizimet.  

“Një gjë e tillë shton vuajtjet për familjet e Gazës që po përballen me këtë katastrofë”,- u shpreh zëdhënësi i OKB-së, i cili vuri gjithashtu në dukje se qindra fëmijë izraelitë dhe palestinezë janë vrarë si pasojë e luftimeve. (Elona)

CFP

CFP