Aeroporti Daxing i Pekinit trajtoi mbi 30 milionë udhëtime pasagjerësh këtë vit
2023-10-12 18:32:53

CFP

CFP

Qarkullimi i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar Daxing të Pekinit ka tejkaluar 30 milionë këtë vit.  

Deri mëngjesin e së mërkurës, aeroporti kishte trajtuar gjithashtu rreth 570.000 tonë ngarkesë.

Që nga fillimi i operacioneve më 25 shtator 2019, aeroporti ka trajtuar 84.55 milionë udhëtime pasagjerësh në total, bën të ditur “Xinhua”.

54 linja ajrore vendase dhe ndërkombëtare kanë operuar gjithsej 202 rrugë ajrore nga aeroporti Daxing, duke lidhur 185 destinacione.(Elona)

CFP

CFP