Ndërtimi i radioteleskopit me diametër 40 metra të Kinës filloi në provincën Jilin të Kinës Verilindore, 11 tetor 2023. / CMG
Kina nisi të mërkurën ndërtimin e një teleskopi me diametër 40 metra në zonën e malit Changbai në provincën verilindore Jilin, për të mbështetur misionet e ardhshme në Hënë dhe në hapësirën e thellë.
Instrumenti optik, i prodhuar nga Observatori Astronomik i Shangait i Akademisë Kineze të Shkencave, është projektuar për të qenë një radioteleskop i madh, plotësisht i lëvizshëm, me saktësi të lartë dhe me shumë qëllime.
Shkencëtarët besojnë se zona e malit Changbai është një vend ideal për vëzhgimin me teleskop, për shkak të qiellit të kthjellët dhe klimës së thatë.
Pasi të përfundojë, teleskopi i ri do të formojë një rrjet me pesë teleskopë të tjerë anembanë vendit dhe me një qendër të përdorimit të të dhënave në Shangai, duke e rritur kapacitetin e vrojtimit e duke shërbyer më mirë për eksplorimet e thella në hapësirë të Kinës.
Sipas Observatorit, ndërtimi i teleskopit të ri dhe i stacionit të tij do të përfundojë brenda vitit 2024. (Artan)