Forumi Rinor i organizuar në Qufu të Kinës bëri bashkë studiues të rinj nga shumë vende të botës, të cilët diskutuan mbi shkëmbimet kulturore, si një dritare mundësie për një të ardhme kolektive të pasur me mirëkuptim të ndërsjellë dhe qëllime të përbashkëta. Ata ndanë përvojat e tyre në Kinë dhe thanë se të rinjtë janë jetikë në përhapjen e kulturës dhe përfaqësojnë të ardhmen dhe forcën lëvizëse të zhvillimit shoqëror dhe kulturor.
Forumi Rinor i Nishanit vlerëson shkëmbimet kulturore
Aksidenti i një miku dhe shërimi i mëvonshëm përmes akupunkturës shumë vite më parë e njohu për herë të parë Ehsan Doostmohammadi me efikasitetin e mjekësisë tradicionale kineze dhe shënoi fillimin e lidhjes së tij me Kinën.
I riu iranian e vizitoi për herë të parë Kinën në vitin 2009 dhe që atëherë ka ndjekur studimet në Shangai dhe provincën Shandong.
Turistët kinezë në Qufu/China Daily
Duke punuar në qendrën e studimeve iraniane në Universitetin Jugperëndimor në Chongqing, ai po përkthen klasikët kulturorë kinezë në persisht.
Sipas tij, përvoja e ka afruar me kulturën kineze dhe ka mësuar idealet konfuciane, si uniteti në diversitet, një botë me harmoni të madhe dhe virtyti që lidh gjërat.
“Këto ide tejkalojnë kohën dhe hapësirën, duke ofruar njohuri të vlefshme për të kuptuar dhe transformuar botën. Ato ofrojnë një referencë të rëndësishme për adresimin e vështirësive dhe sfidave me të cilat përballen sot njerëzit”,- tha ai në një forum rinor që ishte pjesë e Forumit të nëntë Nishan mbi Qytetërimet Botërore, në Qufu, në provincën Shandong, në fund të shtatorit.
Ehsani beson se të rinjtë janë jetikë në përhapjen e kulturës dhe përfaqësojnë të ardhmen dhe forcën lëvizëse të zhvillimit shoqëror dhe kulturor.
“Ne duhet të shfrytëzojmë plotësisht rolin e të rinjve në shkëmbimet kulturore, të ushqejmë ambasadorë të rinj kulturorë dhe të ndërtojmë ura për shkëmbim miqësor midis njerëzve nga vende të ndryshme, në mënyrë që pishtari i shkëmbimeve civilizuese të vazhdojë të transmetohet, duke sjellë ide të reja”,- theksoi ai.
Ehsani ishte mes rreth 90 studiuesve të rinj nga e gjithë bota që morën pjesë në forumin rinor në kërkim të bazës së përbashkët, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të çuar përpara vlerat e përbashkëta të njerëzimit në një përpjekje për t'u marrë me sfidat globale.
Mario Janeski, president i Rinisë së Kuqe të Levicës në Maqedoninë e Veriut, thotë se vlerat e përbashkëta njerëzore burojnë nga kulturat e rrënjosura thellë që janë ushqyer dhe rafinuar gjatë mijëra viteve.
“Në Maqedoninë e Veriut, ne ushqejmë histori për traditat tona të lashta, mençurinë dhe qëndrueshmërinë. Këto histori, njësoj si mësimet e thella të Konfucit në Kinë, formojnë vlerat dhe psikikën tonë kolektive”,- tha Janeski në forum.
Ai beson se kur të rinjtë bashkohen, duke përzier historinë dhe traditën, ata hapin rrugën për një të ardhme kolektive të pasur me mirëkuptim të ndërsjellë dhe qëllime të përbashkëta. Ai ka ëndërruar për mundësi si forumi, ku të rinjtë nga vendi i tij do të mund të shkëmbejnë ide me homologët e tyre nga vende të tjera, duke përfshirë Kinën, Brazilin dhe Rusinë.
“Përmes bashkëpunimit të kujdesshëm të të rinjve, kjo botë e globalizuar është një botë e unitetit, respektit të ndërsjellë dhe rritjes. Në këtë botë, vlerat që ne përçmojmë jo vetëm që ruhen, por edhe ndahen në shkallë ndërkombëtare. Në komunitetin tonë global gjithnjë e më të ndërlidhur, rëndësia e solidaritetit ndërkombëtar të të rinjve është veçanërisht e dukshme”, tha Janeski.
Jin Yeong-eun, një krijuese e njohur e përmbajtjes nga Koreja e Jugut, ndau përvojat e saj të studimit dhe punës në Yichang, në provincën Hubei. Për realizimin e videove të shkurtra rreth kulturës kineze, Jin ka vizituar shumë zona rurale gjatë katër viteve të fundit. Një nga destinacionet më të paharrueshme ishte fshati Longfeng.
“Takova një grua njëqindvjeçare dhe u mahnita kur pashë se sa e shëndetshme dhe e lumtur ishte jeta e saj”, tha ajo.
Jin ende e kujton mirë se si e moshuara rrezatonte lumturi dhe i thoshte se kënaqësia e saj ishte për shkak të politikave kombëtare.
Sipas Jin, ky është një përfaqësim i arritjeve të vitalizimit rural të përpjekjeve të Kinës për zbutjen e varfërisë. Ajo shpreson që më shumë të rinj nga e gjithë bota të vijnë dhe të eksplorojnë Kinën, ta shohin vetë vendin dhe të gjejnë frymëzim për t'u marrë me problemet globale. Jin thotë se ajo pret që vizitorët e ardhshëm të ndajnë më shumë histori për Kinën me një audiencë më të gjerë, për të ndihmuar botën të zhvillojë një pamje reale, shumëdimensionale dhe plot ngjyra të vendit.
Mahmoud Gomaa, nga Egjipti, aktualisht është student i doktoraturës në Universitetin Nankai në Tianjin. Kurioziteti i tij për kulturën kineze e shtyu atë të studionte fillimisht gjuhën mandarine. Meqë është rrahur me kulturën kineze gjatë pesë viteve të fundit, ai ka aspiruar të angazhohet në punën e shkëmbimit kulturor midis Kinës dhe Egjiptit.
“Kjo është fuqia dhe sharmi i kulturës. Nuk është vetëm shpirti i një vendi dhe një kombi, por edhe një urë që lidh njerëz nga e gjithë bota”,- thotë Gomaa.
Gjatë qëndrimit në Kinë, ai ka pasur mundësi të marrë pjesë në aktivitete kulturore dhe programe shkëmbimi. “Nëpërmjet këtyre aktiviteteve dhe projekteve, unë jo vetëm që thellova të kuptuarit dhe vlerësimin tim për kulturën kineze, por gjithashtu zgjerova horizontet dhe të menduarit tim dhe rrita aftësitë e mia të komunikimit ndërkulturor dhe të inovacionit”,- theksoi ai.
Song Lilin, një eksperte e re në Universitetin Normal Qufu, thotë se për sa kohë që të gjithë i përmbahen vizionit të bukurisë së përbashkët, një bote harmonike, trashëgimisë dhe zhvillimit të qytetërimit njerëzor, një komunitet me një të ardhme të përbashkët do të bëhet realitet nga brezat e rinj.