Kina ka 18.21 milionë automjete me energji të re të regjistruara
2023-10-12 16:25:03
CFP
Deri në fund të shtatorit, Kina kishte 18.21 milionë automjete me energji të re (NEV) të regjistruara. Sipas të dhënave të Ministrisë së Sigurisë Publike, cituar nga “Xinhua”, nga të gjitha makinat me energji të re të regjistruara, 14.01 milionë ishin automjete elektrike.
Më shumë se 5.19 milionë NEV ishin regjistruar në Kinë gjatë tre tremujorëve të parë të këtij viti, 40 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe përbënin 28.6 për qind të të gjitha regjistrimeve të makinave të reja, tregojnë të dhënat.
Sipas të dhënave, numri i makinave në Chengdu, Pekin dhe Chongqing ka tejkaluar 6 milionë njësi. (Elona)
CFP
CFP
Lajmet Kryesore