CFP
Autoritetet lokale në Kinë zbuluan një vend pune të lashtë të punëtorëve artizanalë që daton nga periudha e shteteve ndërluftuese (475 p.e.s-221 p.e.s) në qytetin Zoucheng, në provincën Shandong të Kinës Lindore, thanë autoritetet lokale të mërkurën.
Themelet e ndërtimit të punishtes ndodhen në rrënojat e kryeqytetit të lashtë të shtetit Zhu dhe besohet se janë kthyer në një zyrë të qeverisjes vendore gjatë dinastisë Qin dhe dinastisë Han, bën të ditur “Xinhua”.
Në vendin e punishtes, gjatë gërmimit u zbuluan edhe 821 copa balte vulosëse, 243 qeramikë, copa qeramike dhe vula të përdorura nga zyrtarët e pushtetit vendor.
Zbulimi mund të ndihmojë në hulumtimin e ndryshimeve në kryeqendrën e lashtë gjatë kësaj periudhe, duke ofruar një panoramë të vlefshme të historisë së bashkimit të Kinës së lashtë, tha Lu Guoquan, profesor në Shkollën e Historisë dhe Kulturës në Universitetin Shandong. (Elona)
CFP