Ushtria kineze mbikëqyri kalimin e aeroplanit amerikan në ngushticën e Tajvanit
2023-10-12 17:28:13
foto nga CFP
Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA) vendosi aeroplanë luftarake për të ndjekur dhe mbikëqyrur një aeroplan patrullues dhe zbulues të Marinës së ShBA-së që kaloi nëpër ngushticën e Tajvanit të enjten.
Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Zonës Lindore të PLA-së, u shpreh në një deklaratë të enjten se përgjigjja ishte në përputhje me ligjet e rregulloret e vendit dhe se ushtria kineze "mbetet në vigjilencë të lartë në çdo kohë për të mbrojtur vendosmërisht sovranitetin kombëtar dhe paqen e qëndrueshmërinë rajonale." (Artan)
Lajmet Kryesore